PER “MBROJTJEN, PERPUNIMIN, RUAJTJEN DHE SIGURINE E TE DHENAVE PERSONALE”

HYRJE
Brecani-R.O.S.P eshte nje shoqeri me pergjegjesi te kufizuar e regjistruar prane Qendres
Kombetare te Regjistrimit me NIPT: K11526005E, e cila ushtron aktivitet ne sherbimin e
ruajtjes dhe sigurise fizike te personave dhe objekteve dhe sherbime te ruajtjes (1.3.A) dhe
transportim te vlerave monetare e sendeve te cmuara (1.3.B).
Zhvillimi i vazhdueshem i rrjeteve te informacionit dhe te sistemeve te komunikimit ka sjelle si
pasoje vendosjen e te dhenave personale ne çeshtjet e rendesise paresore dhe perkushtimin e
Brecani-R.O.S.P per permbushjen e te gjitha detyrimeve per mbrojtjen e te dhenave personale
qe rrjedhin nga kuadri ligjor dhe nenligjor ne fuqi.
Per kete arsye, Brecani-R.O.S.P ka hartuar, miratuar dhe publikuar kete Rregullore per
Mbrojtjen e Privatesise dhe te Dhenave Personale per informimin nder te tjera ne lidhje me
mbledhjen dhe perpunimin e te dhenave personale nga ana e Brecani-R.O.S.P.
KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Objekti I kesaj rregulloreje eshte percaktimi I procedurave, e masave per mbrojtjen, ruajtjen,
perpunimin dhe administrimin e te dhenave personale ne kompanine Brecani-R.O.S.P.
Neni 2
Qellimi
Kjo rregullore ka per qellim te percaktoje parimet e rregullat e pergjithshme dhe masat
organizative e teknike per mbrojtjen, ruajtjen, perpunimin dhe administrimin e te dhenave
personale ne kompanine Brecani-ROSP.
Perpunimi I te dhenave personale duhet te behet duke respektuar te drejtat e lirite e njeriut, ne
perputhje me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, legjislacionin ne fuqi per mbrojtjen e te
dhenave personale, legjislacionin ne fuqi per informacionin e klasifikuar, si dhe me misionin e
Brecani-R.O.S.P
Neni 3
Baza ligjore
1. Akte kombetare:
a. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, nenet 15-58 te saj.
b. Ligji Nr. 9887, date 10.03.2008, “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale”, i
ndryshuar.
c. Urdhrat, Udhezimet dhe Vendimet e Komisionerit per Mbrojtjen e te Dhenave personale.
2. Akte nderkombetare:
a. Deklarata Universale e te drejtave dhe lirive te njeriut;
b. Konventa per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut dhe Lirive Themelore, amenduar nga
Protokolli nr. 11, hyre ne fuqi me 1 Ne ntor 1998;
c. Direktivat 2002/58/EC dhe 95/46/EC te Keshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian;
d. Konventa e Keshillit te Evropes “Per mbrojtjen e individeve nga Perpunimi
Automatik i te Dhenave Personale”, ratifikuar me ligjin nr. 9288, date 7.10.2004;
e. Protokolli shtese i konventes se Keshillit te Evropes “Per mbrojtjen e individeve nga
Perpunimi Automatik i te Dhenave Personale, lidhur me autoritetet mbikqyrese dhe
levizjen nderkufitare te te dhenave personale”, ratifikuar me ligjin nr. 9287, date
7.10.2004.
Neni 4
Perkufizime
Ne kuptim te kesaj Rregulloreje, me termat e meposhtem nenkuptohet:
a. “Te dhena personale” eshte çdo informacion per nje person fizik, i cili eshte i identifikuar ose i
identifikueshem. Elementet, me te cilat realizohet identifikimi i nje personi, drejtperdrejt apo
terthorazi, jane numrat e identitetit ose faktore te tjere te veçante fizike, psikologjike, ekonomike,
sociale, kulturore etj.
b. “Te dhena sensitive” eshte çdo e dhene personale, qe ka te beje me origjinen e tij racore ose
etnike, mendimet politike, anetaresimin ne sindikata, besimin fetar apo filozofik, si dhe te dhena per
shendetin dhe jeten seksuale.
c. “Informacion i Klasifikuar” eshte çdo informacion, dokument ose material, pavaresisht nga forma
e tij, e shenuar si e tille sipas legjislacionit ne fuqi per informacionin e klasifikuar dhe qe kerkon
mbrojtje ndaj ekspozimit te paautorizuar.
ç. “Kontrollues” eshte Brecani-R.O.S.P, vetem apo ne bashkepunim me te tjere, mban, perpunon,
administron, arkivon, dhe per rrjedhoje kontrollon te dhena personale.
d.“Perpunues” eshte ose jane nepunesit/punonjesit e kontrolluesit, si dhe personat e autorizuar prej
tij, qe perpunojne te dhena personale per kontrolluesin.
dh.“Subjekti i te dhenave personale” eshte çdo person fizik, te cilit i perpunohen te dhenat
personale.
e. “Marres” eshte çdo person fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci apo ndonje organ tjeter te
cilit i jane dhene te dhenat e nje pale te trete ose jo, me pelqimin e subjektit per nje qellim te
ligjshem.
e. “Transmetim” eshte transferimi i te dhenave personale te marresit me pelqimin e subjektit per nje
qellim te ligjshem.
f. “Transferim nderkombetar” eshte dhenia e te dhenave personale marresve ne shtetet e huaja.
g. “Perpunim i te dhenave personale” eshte çdo veprim ose grup veprimesh, te cilat jane kryer mbi
te dhenat personale, me mjete automatike ose jo, te tilla si mbledhja, regjistrimi, organizimi, ruajtja,
pershtatja ose ndryshimi, rikthimi, konsultimi, shfrytezimi, transmetimi, shperndarja ose ndryshe
duke vene ne dispozicion, shtrirja ose kombinimi, fotografimi, pasqyrimi, hedhja, plotesimi,
seleksionimi, bllokimi, asgjesimi ose shkaterrimi, edhe ne qofte se nuk jane te regjistruara ne nje
banke te dhenash.
gj. “Pelqim i subjekteve te te dhenave” eshte çdo deklarate me shkrim, e dhene shprehimisht me
vullnet te plote e te lire dhe duke qene ne dijeni te plote per arsyen pse te dhenat do te perpunohen,
çka nenkupton qe subjekti i te dhenave pranon qe te perpunohen te dhenat e tij.
h. “E dhene gjyqesore” eshte çdo e dhene lidhur me vendimet ne fushen e gjykimeve penale, civile,
administrative apo me dokumentimet ne regjistrat penale, civile, ato te denimeve administrative etj.
i. “Arkivimi” eshte çdo grup i strukturuar i te dhenave personale, te cilat jane te aksesueshme ne
baze te kritereve specifike.
j. “Mjete perpunimi” jane mjetet automatike, gjysmautomatike dhe mekanike qe perpunojne te
dhena personale.
k. “Sisteme elektronike” jane rrjetet kompjuterike e telefonike, kompjuteri, programet kompjuterike
dhe çdo mjet elektronik ose automatik, me te cilat behet perpunimi i te dhenave personale.
l. “I ngarkuar” eshte personi qe kryen perpunimin e te dhenave, me autorizim nga titullari ose
personi pergjegjes.
ll. “Pale e trete” eshte çdo person fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci apo ndonje organ tjeter,
perveç subjektit te te dhenave, kontrolluesit, perpunuesit dhe personave, te cilet, nen autoritetin e
drejtperdrejte te kontrolluesit apo perpunuesit, jane te autorizuar te perpunojne te dhena.
m. “Mbikeqyrje” eshte ndjekja me kujdes e perpunimit te te dhenave personale nga te gjithe
kontrolluesit dhe perpunuesit, nepermjet bashkepunimit, kontrollit, hetimit administrativ dhe
inspektimit, per parandalimin e shkeljeve dhe, kur ka vend, edhe vendosja e
sanksioneve administrative per te siguruar zbatimin e urdhrave, te udhezimeve dhe rekomandimeve
te Komisionerit, duke respektuar te drejtat dhe lirite themelore te njeriut.
n. “Komunikim” eshte komunikimi i te dhenave personale nje ose me shume subjekteve te caktuara,
te ndryshme nga i interesuari, nga perfaqesuesi i titullarit te institucionit, nga pergjegjesit dhe te
ngarkuarit, ne çdo forme, edhe permes venies ne dispozicion ose per konsultime.
nj. “Perhapje” eshte komunikimi i informacionit per te dhenat personale paleve te papercaktuara, ne
çfaredo forme, edhe permes venies ne dispozicion ose konsultimit.
o. “Konfidencialiteti“ eshte mbrojtja e informacionit nga aksesi i paautorizuar.
Neni 5
Fusha e zbatimit
Kjo rregullore zbatohet per mbrojtjen, ruajtjen dhe perpunimin e te dhenave personale qe
administrohen ne Brecani-R.O.S.P, ne forme shkresore dhe / ose elektronike, ne perputhje me
legjislacionin ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale.
KREU II
PERPUNIMI I TE DHENAVE PERSONALE
Neni 6
Mbrojtja e te dhenave personale
Çdo punonjes i Brecani-R.O.S.P, qe merret me te dhenat personale te subjekteve, detyrohet te
zbatoje kerkesat e neneve 2 dhe 5 te ligjit “Per mbrojtjen e te dhenave
personale”, i ndryshuar, si me poshte :
 Respektimin e parimit per perpunimin e ligjshem te te dhenave personale, duke
respektuar dhe garantuar te drejtat dhe lirite themelore te njeriut dhe, ne veçanti, te
drejten e ruajtjes se jetes private;
 Kryerjen e perpunimit ne menyre te ndershme, te drejte dhe te ligjshme;
 Grumbullimin e te dhenave personale per qellime specifike, te percaktuara qarte, e
legjitime dhe kryerjen e perpunimit te tyre ne perputhje me keto qellime;
 Te dhenat qe do te perpunohen duhet te jene te mjaftueshme, te lidhen me qellimin e
perpunimit dhe te mos e tejkalojne kete qellim;
 Te dhenat duhet te jene te sakta nga ana faktike dhe, kur eshte e nevojshme, te behet
perditesimi e kryerja e çdo veprimi per te siguruar qe te dhenat e pasakta e te parregullta
te fshihen apo te ndryshohen;
 Te dhenat duhet te mbahen ne ate forme, qe te lejojne identifikimin e subjekteve te
te dhenave per nje kohe, por jo me teper sesa eshte e nevojshme per qellimin, per te cilin
ato jane grumbulluar ose perpunuar me tej.
Neni 7
Qellimi i perpunimit
Çdo punonjes i I autorizuar I Brecani-R.O.S.P, mund t’i perdore te dhenat personale vetem per
kryerjen e detyrave te parashikuara nga legjislacioni ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale dhe
ne perputhje me aktet ligjore e nenligjore qe rregullojne menyren e perpunimit te te dhenave
personale.
Neni 8
Kriteret e perpunimit te te dhenave personale
1. Punonjesit e Brecani-R.O.S.P, qe merren me perpunimin e te dhenave personale
te subjekteve (personave fizik), bazohen ne kriteret e percaktuara ne nenin 6 te ligjit “Per
mbrojtjen e te dhenave personale”, i ndryshuar.
2. Te dhenat personale perpunohen vetem:
 nese subjekti i te dhenave personale ka dhene pelqimin;
 per hartimin dhe permbushjen e kontratave, ne te cilat subjekti i te dhenave personale eshte
pale;
 per te mbrojtur interesat jetike te subjektit te te dhenave;
 per permbushjen e nje detyrimi ligjor te kontrolluesit;
 per kryerjen e nje detyre ligjore me interes publik ose ushtrimin e nje kompetence te
kontrolluesit ose te nje pale te trete;
Neni 9
Perpunimi i te dhenave sensitive
1.Te dhenat sensitive kane te bejne me çdo informacion per personin fizik, qe ka te beje
me origjinen e tij racore ose etnike, mendimet politike, anetaresimin ne sindikata, besimin fetar
apo filozofik, denimin penal, si dhe te dhena per shendetin dhe jeten seksuale.
2.Perpunimi i te dhenave sensitive nga çdo punonjes qe merret me perpunimin e tyre,
duhet te kryhet ne perputhje me kriteret e percaktuara ne nenin 7 te ligjit “Per mbrojtjen e te
dhenave personale”, i ndryshuar.
Neni 10
Transferimi nderkombetar i te dhenave
1. Çdo punonjes I Brecani-R.O.S.P qe perpunon te dhena personale, per transferimin nderkombetar te
tyre duhet te zbatoje kerkesat e percaktuara ne legjislacionin per mbrojtjen e te dhenave personale.
2. Te dhenat dhe informacionet, mund t’u komunikohen institucioneve homologe te shteteve te tjera ne baze te marreveshjeve te bashkepunimit, me kusht qe ne shtetin kerkues keto te dhena dhe informacione te trajtohen dhe te ruhen, ne perputhje me legjislacionin per mbrojtjen e te dhenave personale, gjithmone kur ato nuk jane te klasifikuara dhe nuk trajtohen si te tilla.
3. Te dhenat dhe informacionet e permendura ne piken e mesiperme mund te trajtohen vetem nga autoritetet perkatese te shtetit kerkues.
4. Gjate transferimit te te dhenave duhet te merren masat e duhura te cilat parandalojne personat e paautorizuar te pervetesojne ose te shkaterrojne te dhenat personale, ose njohjet e pajustifikuara me permbajtjen e tyre
Neni 11
Perpunimi i te dhenave personale me sistem video survejimi
Brecani-R.O.S.P perpunon te dhena personale “imazhe” nepermjet kamerave te vezhgim-regjistrimit CCTV,
bazuar ne nenin 6, pika 1, te ligjit nr.9887, dt.10.03.2008 “Per mbrojtjen e te dhenave
personale”, i ndryshuar.
Vendosja e sistemit te video survejimit eshte bere me qellim te mbikqyre ambientet e kompanise per mbrojtjen e sigurise se prones, aseteve, personelit, vizitoreve dhe kontrollit te hyrje-daljes ne ambjentet e saj.
Ambienti eshte I pajisur me tabelen informuese sipas modelit te Komisionerit per te drejten e informimit dhe mbrojtjen e te dhenave personale.
Te dhenat e mbajtura me ane te sistemit te video survejimit ruhen per nje periudhe prej 15 ditesh
dhe pas kalimit te kesaj periudhe, te dhenat vetefshihen.
KREU III
TE DREJTAT E SUBJEKTIT TE TE DHENAVE
Neni 12
Zbatimi i te drejtave te subjekteve te te dhenave personale
1.Perhapja ose komunikimi i te dhenave personale duhet te jete ne perputhje me qellimin
per te cilin jane perpunuar keto te dhena.
2.Çdo person ka te drejte qe te njihet me te dhenat personale te perpunuara nepermjet nje
kerkese me shkrim.
3. Kerkesa duhet te permbaje te dhena te mjaftueshme per te vertetuar identitetin e
kerkuesit. Brecani-R.O.S.P, brenda 30 diteve nga data e marrjes se kerkeses, informon subjektin e te
dhenave ose i shpjegon atij arsyet e mosdhenies se informacionit.
Neni 13
Kerkesa per informacion mbi te dhenat personale
1.Kerkesen per informacion mund ta beje:
 Vete personi ;
 Perfaqesuesi ligjor i pajisur me autorizimin perkates;
 persona te tjere te cilet megjithese nuk kane interes te drejtperdrejte, provojne se kane
nje interes te ligjshem per te marre dijeni ne lidhje me keto te dhena dhe qe perputhet
me qellimin e grumbullimit te ketyre te dhenave;
2.Pergjigja ne çdo rast dergohet ne adresen e kerkuar nga vete kerkuesi
Neni 14
Pergjegjesia per te njoftuar
Njoftimi prane Zyres se Komisionerit eshte i detyrueshem dhe ai kryhet ne perputhje
me Kreun VI te ligjit per mbrojtjen e te dhenave personale dhe VKM-ne nr.1232, date
11.12.2009 “Per percaktimin e rasteve per perjashtimet nga detyrimi per njoftimin e te dhenave
personale qe perpunohen”.
KREU IV
SIGURIA E TE DHENAVE PERSONALE
Neni 15
Masat per sigurine e te dhenave personale
1. Brecani-R.O.S.P merr masa organizative dhe teknike te pershtatshme per te mbrojtur te dhenat
personale nga shkaterrime te paligjshme, aksidentale, humbje aksidentale ose jo, fatkeqesive
natyrore, per te mbrojtur aksesin ose perhapjen nga persona te paautorizuar, veçanerisht kur
perpunimi i te dhenave behet ne rrjete apo sisteme elektronike, si dhe nga çdo forme tjeter e
paligjshme perpunimi.
2. Brecani-R.O.S.P merr keto masat sigurie:
a. Percakton funksionet organike per perdorimin e te dhenave personale;
b. Perdor te dhenat personale me urdher te titullarit te institucionit dhe ne perputhje me qellimin e
marrjes se te dhenave personale;
c. Udhezon perdoruesit, pa perjashtim, per detyrimet qe kane, ne perputhje me ligjin per mbrojtjen e
te dhenave personale, rregulloret e brendshme per mbrojtjen e te dhenave dhe sigurine e tyre.
ç. Ndalon hyrjen e personave te paautorizuar ne mjediset e kontrolluesit apo perpunuesit te te
dhenave;
d. Aksesi ne te dhenat personale dhe sistemet elektronike qe perpunojne keto te dhena, kryhet
vetem nga personat e autorizuar;
dh.Ndalon hyrjen ne ambjente dhe sistemet e elektronike, si dhe perdorimin e tyre nga persona te
paautorizuar;
e. Sa here qe punonjesit e Brecani-R.O.S.P largohen nga vendi i tyre i punes, duhet te mbyllin
kompjuterat ne te cilat ruhen te dhenat personale;
e. Nuk mbajne ne monitor te dhena personale, kur eshte i pranishem nje person i pautorizuar;
f. Nuk nxjerrin jashte zyres, ne asnje rast, kompjutera, laptop, flesh apo pajisje te tjera qe permbajne
te dhena personale dhe nuk duhet ti lene ato ne vende te pasigurta, pa u siguruar per fshirjen apo
shkaterrimin e te dhenave;
g. Mbrojne te dhenat personale duke verifikuar identitetin e perdoruesit, nepermjet procesit te
autentifikimit, duke lejuar akses vetem individeve te autorizuar;
g. Te dhenat e dokumentuara nuk perdoren per qellime te tjera, qe nuk jane ne perputhje me qellimin
e grumbullimit dhe nuk e tejkalojne ate;
h. Ndalohet njohja ose çdo perpunim i te dhenave personale te regjistruara ne dosje per nje qellim te
ndryshem nga e drejta per te hedhur te dhena;
i. Ruajne dokumentacionin e te dhenave per aq kohe sa eshte i nevojshem per qellimin, per te cilin
eshte grumbulluar;
j. Niveli i sigurise duhet te jete i pershtatshem me natyren e perpunimit te te dhenave personale;
k. Punonjesi informon menjehere eprorin e tij ne rast se nje dokument me te dhena personale humbet, demtohet apo zhduket. Ne keto raste merren masat e domosdoshme per percaktimin e rrethanave dhe eliminimin e pasojave te metejshme.
l. Respekton aktet e tjera ligjore dhe nenligjore qe percaktojne se si duhet te perdoren te dhenat personale.
Neni 16
Masat e sigurise fizike
1. Ambientet ne te cilat do te perpunohen te dhenat personale duhet te mbrohen nga masa organizative, fizike dhe teknike qe te parandalojne aksesin e personave te paautorizuar ne mjediset ku perpunohen te dhenat personale.
2. Ne ambientet ku perpunohen te dhena personale zbatohen keto masa sigurie:
a. Ndalohet hyrja e personave te paautorizuar;
b. Personat qe hyjne ne keto ambjete duhet te jene te pajisur me autorizimin perkates, te shoqerohen nga punonjes i sigurise
c. Ambientet e hyrje-daljes, survejohen me kamera gjate 24 oreve;
ç. Vendosen pajisje dhe sisteme te sigurimit elektronik (sisteme alarmi, telekamera, etj), sensore te tymit, lageshtires dhe temperatures ne ambjentet perkatese si dhe sinjalizues ne rastet kur dedektohet ndryshim i parametrave referues te percaktuar;
d. Ne ambjentet e vendndodhjes se serverave lejohet vetem aksesi i personave te autorizur nga titullari i institucionit. Ne rast nevoje te nje personeli te jashtem, i mirembajtjes se sistemeve elektronike lejohet te hyje ne keto ambiente i shoqeruar nga punonjesi i autorizuar nga administratori;
d. Ndalohet duhani;
e. Ndalohet perdorimi i mjeteve ngrohese;
f. Mjetet per mbrotjen nga zjarri duhet te jene gjithmone ne gjendje pune dhe ne vende te dukshme.
Neni 17
Masat e sigurise se sistemeve elektronike
1. Sistemet elektronike per perpunimin e te dhenave personale ne Brecani-R.O.S.P. , perdoren vetem per kryerjen e detyrave te percaktuara ne kete rregullore. Keto sisteme perdoren vetem nga punonjesit e autorizuar te kompanise.
2. Venia ne pune e sistemeve elektronike te perpunimit te te dhenave behet vetem me autorizim te titullarit;
3. Personeli i kualifikuar dhe autorizuar regjistron dhe dokumenton modifikimet, korrigjimet, fshirjet, transmetimet, perditesimet ne perputhje me legjislacionin perkates.
4. Per çdo gabim, defekt apo incident ne sistemet elektronike te Brecani-R.O.S.P, njoftohet personeli i kualifikuar dhe i autorizuar, i cili kryen evidentimin dhe riparimin perkates.
5. Dhenia e te drejtave te aksesimit ne sisteme bazohet vetem per nevojat e kompanise dhe nuk i tejkalon ato.
6. Aksesimi i sistemeve percaktohet ne baze te detyrave te punonjesve, te cilat specifikohen qarte. Kur nje perdorues i sistemeve elektronike ndryshon detyren e tij, ai humbet te drejtat e aksesimit qe lidhen me detyren e meparshme.
7. Aksesimi i sistemeve elektronike nga persona te trete, te cilet do te aksesojne te dhenat personale,
per nevoja te punes, kryhet nepermjet procesit te autentifikimit.
Neni 18
Perdorimi i programeve
1. Nje program i blere nga Brecani-R.O.S.P, duhet te jete i pajisur me liçense per lejimin e instalimit dhe perdorimit te programit ne njesite organizative te tij.
2. Kur nje program i destinuar per trajtimin e te dhenave personale brenda kompanise, eshte krijuar me iniciativen e nje punonjesi te intitucionit, i cili nuk eshte i perfshire ne zhvillimin e organizimit dhe te planifikimit te programeve, para se te perfshihet ne perdorimin e programit duhet te miratohet nga administrator. Pas miratimit kryhet instalimi i tij ne sistemet elektronike perkatese.
3. Pronesia e programeve percaktohet nepermjet liçences, e cila kufizon perdorimin e produktit. Shkelja e te drejtes se autorit çon ne veprime antiligjore.
4. Asnje program nuk instalohet/çinstalohet ne sistemet elektronike pa patur nje dokument te miratuar nga administratori I kompanise. Te gjitha programet instalohen/çinstalohen vetem nga personeli i kualifikuar dhe I autorizuar.
5. Programet per trajtimin e te dhenave, te blera apo te dhuruara nga donatore te ndryshem, menaxhohen nga personel i kualifikuar dhe i autorizuar.
6. Krijimi, shumefishimi dhe ruajtja e programeve percaktohet ne perputhje me rregullat e ruajtjes dhe garantimit te tyre, te vendosura nga Brecani-R.O.S.P, dhe me rregullat e zbatueshme ne rastin e fatkeqesive natyrore.
Neni 19
Monitorimi dhe regjistrimi i aksesit per te dhenat personale
Regjistrimet e perditshme administrohen nga Brecani-R.O.S.P, e cila eshte pergjegjese per mbrojtjen e te dhenave personale. Ajo percakton permbajtjen e ketyre te dhenave, regjistrimet ditore, si dhe kohen e ruajtjes se tyre brenda afateve te percaktuara ligjore.
KREU V
SANKSIONE ADMINISTRATIVE
Neni 20
Masat administrative
1. Çdo punonjes i Brecani-R.O.S.P i cili shkel detyrimet e percaktuara ne kete rregullore per te mbrojtur te dhenat personale eshte pergjegjes per shkelje te disiplines, rregullave, dhe detyrimeve ne veprimtarine e punes se tij.
2. Ne qofte se veprimet e tyre nuk perbejne veper penale ndaj tyre merren masa administrative dhe disiplinore sipas akteve normative ne fuqi.
Neni 21
Mbikeqyrja e masave dhe procedurave mbrojtese
Mbikeqyrja e implementimit te rregullave per mbrojtjen e te dhenave personale per respektimin normave te sigurise, per mbrojtjen e te dhenave personale kunder prishjes se tyre aksidentale ose te paautorizuar, si dhe kunder hyrjes, ndryshimit dhe perhapjes se paautorizuar te tyre realizohet nga personat pergjegjes per mbikeqyrjen dhe mbrojtjen e te dhenave respektive.
KREU VI
DISPOZITA TE FUNDIT
Neni 22
Dokumentet e klasifikuara
Per ruajtjen, administrimin, perpunimin, arkivimin, shumefizimin, qarkullimin, klasifikimin,
deklasifikimin, asgjesimin e dokumnetave te klasifikuara, ne te cilat mbahen te dhena personale,
zbatohet legjislacioni ne fuqi per informacionin e klasifikuar.
Neni 23
Konfidencialiteti per perpunimin e te dhenave personale
Çdo punonjes i Brecani-R.O.S.P., qe perpunon te dhena personale apo vihet ne dijeni me te dhenat
personale te perpunuara, nuk mund ti beje te njohur permbajtjen e ketyre te dhenave personave te
tjere. Ai detyrohet te ruaje konfidencialitetin dhe besueshmerine edhe pas perfundimit te funksionit.
Neni 24
Detyrimi per bashkepunim
Brecani-R.O.S.P. ka detyrimin per te bashkepunuar me Komisionerin per Mbrojtjen e te Dhenave
Personale dhe per ti siguruar te gjithe informacionin qe ai kerkon per permbushjen e detyrave dhe per
ushtrimin e te drejtave qe i jane ngarkuar me ligj.
Neni 25
Detyrimi per zbatim
1. Te gjithe aktet ligjore te Komisionerit per Mbrojtjen e te Dhenave Personale jane te detyrueshme
per zbatim nga punonjesit e Brecani-R.O.S.P.
2. Çdo punonjes, qe merret me perpunimin e te dhenave personale, eshte i ndergjegjshem se
perpunimi i tyre ne kundershtim me kerkesat e legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave
personale, perben kundervajtje administrative dhe denohet me gjobe.
Neni 26
Sanksionet
Mosrespektimi i kerkesave te rregullores nga punonjesit e Brecani-R.O.S.P, perben shkelje
disiplinore dhe ndeshkohen sipas legjislacionit ne fuqi.
Miratoi
Fatbardh BREÇANI
Administrator

Breçani R.O.S.P - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Designed by Sadikaj.net