I nderuar vizitor, miresevini ne faqen zyrtare te SHPSF Breçani-R.O.S.P shpk!
Shoqeria Breçani-R.O.S.P. shpk mbledh dhe perpunon te dhenat personale te klienteve te saj ne permbushje te te drejtave dhe detyrimeve te saj ligjore dhe kontraktuale dhe ne perputhje te plote me Ligjin Nr.9887, date 10.3.2008, «Per mbrojtjen e te dhenave personale» (te ndryshuar).
Me qellimin per te ofruar nje sherbim sa me te mire kompania jone ne faqen zyrtare te internetit www.brecani-security.al ka krijuar forma aplikimi online ku kerkohet nga perdoruesi qe te plotesohen disa nga te dhenat personale. Shoqeria Breçani-R.O.S.P. shpk, mund te mbledhe ne menyre direkte te dhena personale nepermjet plotesimit te formulareve per sigurimin e ambienteve me sistem alarmi ose me roje sigurimi, si dhe ne rast te ankesave, sugjerimeve apo kerkesave online ndaj nesh. Perdoruesi konfirmon plotesimin, vertetesine e informacionit te dhene dhe se ka plotesuar ne menyre korrekte dhe te vertete te tere informacionin e kerkuar. Me plotesimin online, perdoruesi deklaron se jep miratimin e tij per procedimin e metejshem te informacionit te dhene per perdorim te brendshem te Breçani-R.O.S.P shpk. Plotesimi i ketyre te dhenave eshte vullnetar.
Shoqeria Breçani-R.O.S.P. shpk, siguron subjektet e te dhenave personale se te dhenat e tyre mblidhen dhe perpunohen vetem per qellime te realizimit te marredhenies kontraktore te sigurimit te ambienteve me sistem alarmi apo roje sigurimi.
Subjektet e te dhenave personale kane te drejte te kerkojne akses ne te dhenat e tyre si dhe te kerkojne qe keto te dhena te korrigjohen apo te perditesohen ne perputhje me kerkesat e nenit 13 dhe 18 te Ligjit 9887 date 10.3.2008 «Per mbrojtjen e te dhenave personale». Kerkesa mund te drejtohet ne adresen brecani-security@hotmail.com
Shoqeria Breçani-R.O.S.P. shpk garanton se ka marre te gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale per ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkaterrimi, demtimi apo edhe shperndarja e paautorizuar, ne perputhje me kerkesat e Ligjit Nr.9887, date 10.3.2008, «Per mbrojtjen e te dhenave personale» (i ndryshuar).
Te dhenat personale, te mbledhura do te perpunohen nga punonjesit e autorizuar nga administratori. Keto te dhena nuk do te transferohen ose komunikohen te palet te treta, perveç rasteve kur eshte dhene pelqimi ose kur ky informacion kerkohet nga organet kompetente sipas ligjit.
Subjektet e te dhenave kane te drejten e refuzimit te pelqimit ne çdo kohe per grumbullimin dhe perdorimin e te dhenave te tyre te njoftuara vullnetarisht si dhe te kerkojne fshirjen e ketyre te dhenave duke ushtruar te drejten e zgjidhjes se kontrates se lidhur mes paleve.
Faqja jone e internetit mund te permbaje lidhje me faqet e internetit te tjera. Pasi te keni klikuar mbi keto lidhje ne nuk kemi asnje kontroll mbi faqet e internetit ne te cilen ju do te mberrini. Prandaj, ne nuk mund te jemi pergjegjes per mbrojtjen dhe privatesine e çdo informacion qe ju ofrojne ndersa vizitoni faqe te tjera. Ju duhet te shikoni ne deklaraten e privatesise ne fuqi ne faqen e internetit ne fjale.
Duke u njohur me permbajtjen e kesaj rubrike, subjektet e te dhenave kane pranuar kushtet dhe termat ne lidhje me politikat e privatesise te Shoqerise Breçani-R.O.S.P. shpk.
Çdo ndryshim ne keto politika do te postohet ne kete faqe.
Nese keni ndonje pyetje ne lidhje me kete politike privatesie ose trajtimin tone te te dhenave tuaja personale, ju lutemi te na shkruani me email brecani-security@hotmail.com