POLITIKA E VEZHGIMIT ME KAMERA (CCTV)
Kompania e sherbimit privat te sigurise fizike Brecani-R.O.S.P perdor sistemin e saj te mbikeqyrjes video (CCTV). Per vete llojin e aktivitetit te kompanise sone i cili eshte polici private, Brecani-R.O.S.P e ka te domosdoshme survejimin e ambienteve te saj, me qellimin kryesor Sigurine dhe Mbrojtjen e prones, aseteve, personelit, vizitoreve dhe kontrollit te hyrje-daljes ne ambjentet e saj.
Sistemi i mbikeqyrjes me video ofron siguri dhe ndihmon ne parandalimin, pengimin dhe zbulimin e çdo aksesi fizik te paautorizuar, duke perfshire zonat e vendosura nen mbikqyrje ose mbrojtje, infrastrukture IT ose informacion operacional, ne parandalimin, zbulimin dhe hetimin e vjedhjes se pajisjeve ose prones qe i perkasin kompanise, vizitoreve ose stafit te saj ose veprimeve qe kercenojne sigurine e vizitoreve apo stafit qe punojne ne mjediset.
Baza ligjore:
 Ligji per Mbrojtjen e te Dhenave Personale, nr.9887, date 10.03.2008
 Udhezim nga ministria e brendshme nr.134, date 10.03.2017, per percaktimin e masave shtese te sigurise,
 Udhezimi nr. 3, date 05/03/2010 “Mbi perpunimin e te dhenave personale me sistemin e video survejimit ne ndertesa dhe mjedise te tjera”, i ndryshuar;
 Udhezimi nr. 46, date 28.3.2017 Per percaktimin e nivelit te sigurise per perpunimin e te dhenave personale nepermjet sistemeve te sigurise, ne zbatim te ligjit nr. 19/2016, “Per masat shtese te sigurise publike”.
Kamerat filmojne ne menyre te panderprere:
 siperfaqen e jashtme te fasades ne hyrjen per ne ambientin e brendshem;
 zonen e qendrimit te vizitoreve (recepsioni);
 rrugekalimet dhe ambientet brenda kompanise, ku kryhen procedurat e marrjes dhe dorezimit te armeve.
 Salla e monitorimit
 magazina
Kamerat regjistrojne vetem imazhet qe kane lidhje me qellimin per te cilin sistemi CCTV eshte miratuar dhe instaluar.
Ne cdo zone ku jane te instaluara kamera vezhgimi, eshte vendosur njoftimi ne zone te dukshme nga te gjithe,sipas aneksit te aprovuar nga Komisioneri per te drejten e informimit dhe mbrojtjen e te dhenave personale.
Ne ambjentet ku jane vendosur keto pajisje lejohet hyrja dhe perdorimi vetem nga personat e autorizuar nga administrator I kompanise
Aksesi i pamjeve te regjistruara eshte i kufizuar vetem te personat e autorizuar. Te gjitha akseset ose shikimet e pamjeve te regjistruara ndodhin vetem brenda nje ambient te percaktuar dhe punonjesit e tjere nuk lejohen te hyjne ne ate zone ose te kene akses ndaj pamjeve.
Kompania jone vendos ne dispozicion pamjet vizive ose te dhenat e tjera, qe perfitohen nga perdorimi i masave shtese te sigurise, me kerkese te Policise se Shtetit ose organeve te drejtesise, vetem per nevoja hetimi, bazuar ne Kodin e Procedures Penale dhe ne legjislacionin ne fuqi.
Te dhenat e mbajtura me ane te sistemit te video survejimit ruhen per nje periudhe kohore prej 15 ditesh, dhe pas kalimit te kesaj periudhe, te dhenat fshihen.
Cdo individ ka te drejten qe te njihet me te dhenat personale te perpunuara nepermjet nje kerkese me shkrim.
Çdo subjekt i te dhenave ka te drejte te kerkoje korrigjimin ose fshirjen e te dhenave, kur vihet ne dijeni se te dhenat rreth tij nuk jane te rregullta, nuk jane te verteta, te plota ose jane perpunuar dhe mbledhur ne kundershtim me dispozitat e ketij ligji.
Çdo person apo subjekt, qe pretendon se i jane shkelur te drejtat, lirite dhe interesat e ligjshem per te dhenat personale, ka te drejte te ankohet ose te njoftoje komisionerin dhe te kerkoje nderhyrjen e tij per venien ne vend te se drejtes se shkelur
Per cdo pyetje apo kerkese rreth kesaj politike mund te kontaktoni ne:
SH.P.S.F. “BREÇANI R.O.S.P.”
Adresa:Rr.Papa Gjon Pali II, ABA Bussines Center, kati perdhe, zyra nr.01, Tirane
tel +355 44504925; cel +355692062003; email: brecani-security@hotmail.com

Breçani R.O.S.P - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Designed by Sadikaj.net